Atletico e bën “sefte” për merkaton e verës, madrilenët “rrëmbejnë” mbrojtësin e Premier League

schedule18:42 - 26 Prill, 2023

schedule 18:42 - 26 Prill, 2023

Me disfatën e djeshme të Real Madrid, La Liga mund të quhet pothuajse e mbyllur dhe për klubet elitare tashmë ka mbetur vetëm zhvillimi i ndeshjeve të fundit të këtij sezoni, si dhe bërja gati e planit të merkatos që do të shërbejë për të fuqizuar skuadrën për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe bordi i madrilenëve, të Atletico Madrid, me “los colchoneros”, që sipas gazetarit të mirënjohur të tregut të merkatos futbollistike, Fabrizio Roman, kanë nënshkruar një marrëveshje me qendërmbrojtësin turk të Leicester, Caglar Soyuncu.

Mbrojtësi 26-vjeçar nënshkroi një kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2027, marrëveshje kjo që ishte bërë gati që në merkaton e janarit, ndërsa finalizimi i erdhi ditën e sotme.

Kujtojmë, se “bardhekuqtë” e Madridit e afruan lojtarin me parametraz zero, me Soyncu që do të transferohet tek Atletico vetëm në përfundim të kontratës së tij me “dhelprat” e Leicester, kontratët e cila skadon në fundin e sezonit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!