Sulmuesi i Milan, Krzysztof Piatek, vazhdon të jetë në merkato. Mediat në Itali raportojnë se Tottenham dhe Atletico Madrid i kanë bërë ofertë zyrtare klubit kuqezi, por Milan e lëshon polakun vetëm për shumën e 30 milionë €.
Piatek pas fillimit të dobët të sezonit, tashmë e humbi dhe vendin e titullarit që nga ardhja e Zlatan Ibrahimovic në skuadër. Trajneri Pioli ka ndryshuar dhe skemën në 4-4-2 duke u përshtatur me lojën e suedezit dhe detyrimisht Piatek ka mbetur në stol.
Të dy klubet e kërkojnë sulmuesin në formë huazimi dhe me opsionin me të drejtë blerjeje. “Djalli” e lëshon 24-vjeçarin për të paktën 30 milionë €, pasi paguan plot 35 milionë € për ta blerë nga Genoa një vit më parë. PSG është lidhur së fundmi me një transferim të Piatek në Paris, por dhe Barcelona e ka në listë sulmuesin si një nga kandidatët për të zëvendësuar të dëmtuarin, Luis Suarez. /abcnews.al