Atletet prej porcelani nga Adidas dalin në ankand për 1 milion dollarë

schedule14:30 - 11 Shkurt, 2021

schedule 14:30 - 11 Shkurt, 2021

Një palë atlete prej porcelani unike kanë dalë në shitje në një ankand në Sotheby’s, me çmimin 1 milion dollarë. Projektuar nga Adidas dhe prodhuesi gjerman i porcelanit Meissen, këpucët prej lëkure pritet të bëjnë një rekord të ri.

Rekordi është thyer disa herë këtë vit, së fundmi nga një set Nike Air Jordan 1 që Christie’s shiti për 615,000 dollarë në gusht.

“Ka një zhvendosje në treg duke parë këto atlete si art”, tha Brahm Wachter, drejtor i zhvillimit të tregtisë elektronike në Sotheby’s.

Shitja do të zgjasë në internet deri më 16 dhjetor. Të ardhurat do të shkojnë në Muzeun Brooklyn në New York për programin e tij për të rinjtë.l.k/abcnews.al