Athinë, shqiptarët therin me thikë një person

schedule21:07 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 21:07 - 22 Dhjetor, 2018

Athinë – Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30 në kryqëzimin e rrugëve Sofocleous dhe Menandrou, raporton media greke Protothema.

Dy shqiptarë kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre ku njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me thikë në zemër një shtetas afgan.

Mësohet se pas ngjarjes ata janë larguar në errësirë për ti shpëtuar kështu policisë. Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, dhe as identiteti i shqiptarëve./tvklan.al