Athinë, mësuesit përplasen me policinë

schedule13:41 - 15 Janar, 2019

schedule 13:41 - 15 Janar, 2019

Mësuesit protestues në Athinë janë përplasur me agjentët e policisë të cilët përdorën gaz lotsjellës. Manifestuesit të mbledhur para parlamentit grek kundërshtojnë reformën për punësim në këtë sector, të kryeministrit Tsipras.

Ka përfunduar me përleshje të dhunshme me agjentët e policisë, protesta e mësuesve në Athinë, të cilët kundërshtojnë reformën për punësimet publike që promovohet nga qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras. Kur manifestuesit u përpoqën të thyenin kordonon e policisë para parlamentit të Athinës, agjentët reaguan me gaz lotsjellës.

Një grua mbeti e plagosur, sipas mediave greke. Në qendër të protestave është projektligji për punësimet në sektorin publik. Sipas mësuesve, pas viteve të tëra reduktimesh, ëshët e papranueshme një iniciativë e cila penalizon kolegët më të vjetër në moshë.

Kështu që për herë të dytë brenda një jave mësuesit vendosën të protestojnë para parlamentit grek. Organizatorët e protestës konfirmuan se morën pjesë rreth tre mijë persona, të cilët kërkonin kryesisht kontrata për një kohë  të pacaktuar. Kategoria kërkon më shumë punësime pas reduktimeve si pasojë e krizës financiare që goditi vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!