Pamjet vijnë nga Frakulli i Fierit. Kultivuesit të shqetësuar të luleshtrylles e hedhin atë, duke thënë se prodhimet po ua marrin me çmime nën kosto. Shqetësimit të tyre, që vjen edhe prej konkurrencës me vendet fqinj, i është bashkuar prej ditësh Taulant Balla.
“Jemi sot në një situatë të vështirë që çmimi jo vetëm i prodhimit shqiptar por edhe i prodhimit të vendeve të tjera, i Greqisë apo vende të tjëra është një çmim i ulët”
Ministri i Brendshëm akuzon media në vendet fqinjë, si Bosnja e Hercegovia por dhe të tjera, për fushata keqinformuese për luleshtyrllen që prodhohet në vend.
“Unë kam reaguar lidhur me disa protale në Bosnjë apo vende të tjera që në mënyrë keqdashëse kanë shpërndarë lajme të pavërteta për pastërinë bilogjike të prodhimeve shqiptare të luleshtrylles apo prodhimeve të tjera. Ndodhemi shpesh përball dezinformimit, edhe luleshtyrllja ka rënë pre e derinformimit.
Balla komentoi i keqardhur për reagimet e politikabnëve grek, sic ishte deklarata e kreut të pd në Greqi, Andreas Loverdhos për Himarën që të premten zgjodhi një kryebashkake që zëvendësoi Belerin.
“Është keqardhje e madhe politiizimi deri në këtë nivel i një procesi gjyqsor dhe ne nuk i komentojmë vendimet e gjykatave”
Ministri i brendshëm deklaroi se drejtësia e re ka nevojë për mbështetje dhe kjo duhet ti ofrohet gjithmonë./abcnews.al