Gruaja në foto është shqiptarja Alba Cenko e cila u vra nga bashkëshorti në Athinë. Ngjarje kjo e cila ndodhi në Ampelokipi.
Autori pasi e kishte vrarë bashkëshorten e kishte fshehur atë në papafingo. Ndërkohë autori i këtij krimi është Kastriot Cenko, 39-vjec, nga Fieri.
Ishte vetë shqiptari ai që lajmëroi policinë për krimin që kishte kryer. Ai “u kërkoi efektivëve të shkonin në banesën e tij, pasi kishte vrarë me çekiç bashkëshorten dhe prej një jave e mbante trupin e saj në papafingo”.
Shqiptari tha para policëve se vrasjen e kreu nga xhelozia, teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një shqiptar vret gruan në Greqi.
/abcnews.al/