Gjyqi i atentatorëve/ Arjan Ndoja debate me autorët në sallën e gjyqit

schedule11:37 - 27 Qershor, 2025

schedule 11:37 - 27 Qershor, 2025

TIRANË- Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Arjan Ndoja u përball me organizatorët e atentatit kundër tij dhe Pëllumb Muharremit ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Në seancën e së premtes Ndoja tregoi me detaje si ndodhi atentati I 2019-tës, për të cilin po gjykohen si organizatorë Plaurent Dervishaj e Julian Meçe.

“Nga ura Dajlanit, kemi ik në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda””, tha ai.

Më tej në dëshminë e dhënë në gjykatë, Ndoja tregoi se ende nuk e di kush janë motivet dhe autoret e atentatit ndaj tij, ku mbeti I plagosur Aleksandër Laho I njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi si dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

“Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm Ça kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë skam pasur asnjë problem, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur.”

Ish-prokurori I tha gjykatës se me Pëllumb Muharremin, qe vijon të jetë në kërkim nga SPAK për tjetërsimin e pronave ne Gjirin e Lalzit, nuk ka me kontakte pas ngjarjes ne vitin 2019. Ai u përplas në sallën e gjyqit edhe me Plaurent Dervishajn e Julian Meçajn te cilët SPAK I akuzon si organizatorët e atentatit. Të dy kërkuan sqarime nga Ndoja për një atentat në Durrës ku ata mbetën të plagosur në qershor të 2019-tqa

“Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal. E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë. “ Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeministrin. Atentati jot ka qenë personal apo politik”

I pyetur nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi nëse mendon se kryeministri apo zëvendëskryeministri kohës kanë lidhje me atentatin ndaj tij, ish-prokurori Ndoja u shpreh se “jo, nuk e di”, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 4 korrik në orën 10.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!