Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Atentati një vit më parë në mbrostar të Fierit, kapet në kufi Ermal Binjaku

schedule11:04 - 24 Tetor, 2017

schedule 11:04 - 24 Tetor, 2017

Një person i kërkuar për vrasje për atentatin e një viti më parë në Mbrostar të Fierit u kap dhe u arrestua në Kakavijë. Sipas njoftimit të policisë Ermal Binjaku 28 vjeç nga Fieri, u paraqit në pikën kufitare pak pas mesnatës. Ai po tentonte të futej nga Greqia në Shqipëri, por pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, Ermal Binjaku rezultoi se është person në kërkim, pasi: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar urdhrin e ndalimit , si dhe ndryshim e veprës penale nga “Sigurimi kushteve për vrasje” në veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” . Binjaku akuzohet për vrasjen e Denis Kasës në Mbrostar te Fierit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!