Atentati në Vlorë, një i shoqëruar/ Dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt

schedule22:41 - 29 Prill, 2025

schedule 22:41 - 29 Prill, 2025

Shoqerohet nga Policia e Vlorës një person i cili dyshohet se ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet. Personi është ndaluar në Tiranë.

Një prej kamerave te sigurisë ka arritur të filmoje autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën.

Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës se 58-vjeçarit. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja te goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri me tani kamera e sigurisë ka filmuar autori, i cili është larguar po nga e njëjta rruge pranë “Kodra se Kuzumbabasë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!