Atentati në Vlorë, reagon gazetari Artan Hoxha: Luftë e frikshme për territor, shteti është kthyer në agjenci funeralesh

schedule11:20 - 18 Gusht, 2022

schedule 11:20 - 18 Gusht, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.

I revoltuar nga ngjarja e rëndë, Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur se tashmë është bërë e udhës, autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.

“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…

Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…
Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.

Kujtojmë se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.

Sipas gazetarit Artan HoxhaArtan Hoxha: Nëse shteti nuk reagon do të ketë ngjarje tjetër shume shpejt! në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

Ai thotë se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti nuk është as spektator, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status,. Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!