Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News ka dhënë detaje të forta për vrasjen e Guxim Gjyriqit në Tropoje. Hoxha tha se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Sipas tij, në makinë dyshohet se ishin tre persona.
Po ashtu gazetari u shpreh se viktima nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Fatmir Haklajn, por vëllai i tij ishte mik i Haklajve. Sipas gazetarit edhe vrasja e 47-vjecarit ka ardhur si një shpagim për mungesë të të vëllait, Agronit i cili ndodhet në Amerikë, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Hoxha thotë se vranë Guximin pasi s’gjetën të vëllain: Kush ishte Agron Gjyriçi, shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt
“Dallimi i kësaj vrasje me ngjarje të tjera është pikërisht ky fakt që të dhënat e para të çojnë që kjo është një vrasje jo me motive të çastit jo për një zënkë. Të gjitha elemetët e parë të ngarjes, të lë të kuptosh që kemi me një vrasjë të organizuar, dhe jo thjeshtë e organizuar por dyshime të mëdha kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo vjen për shkak të personalitetit të viktimës.
Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm pas vrasjes në Tropojë
Une e kamn njohur personalisht viktimën, kam qenë disa herë në banesën e tij kur babai i tij jetonte, dhe vëllai i tij, Agroni ishte akoma këtu. Dyshimet e mëdha në të gjithë oponioni dyushimet e para janë që viktima është një lloj shpagimi për mungesnë e vëllait të toj që është në Amerikë. Kam lexuar në portale që është djali i tezes së Fatmir Haklajt. Nuk ka lidhje të tillë direkte, nuk është djali i tezes së Famti Haklajt, por ata kanë një lidhje fare fisnore. Por lidhja që ka pasur vëllai i të ndjerit me Fatmir Haklajn është më shumë se kushërinj, Agron Gjurici ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Gjurici ka qenë shef i zyrës së pasaporteve. Vëllezërit Gjurici nuk ka qenë i përfshirë. Pra ajo që thuhet sot për ta lidhur me seriali e Haklajkve, Guximi nuk ka lidhje direkte, por vëllai i tij ka qenë shumë mik i tyre”, tha Hoxha.