Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u qëllua pak metra larg banesës së tij, autorët u larguan me motor

schedule21:36 - 12 Janar, 2025

schedule 21:36 - 12 Janar, 2025

56 vjeçari Bujar Nasufi që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, u qëllua disa metra larg banesës së tij. Gazetari Ervin Leka raportoi në një lidhje live se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja ndërsa autori është larguar me motor drejt zonës së Selitës.

“Bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë për shkak se autorët kanë qenë me motor dhe janë larguar në drejtim të Unazës së Madhe. Nasufi ka qenë 50 metra larg banesës së tij dhe sipas informacioneve paraprake janë gjetur 6 gëzhoja që tashmë po ekzaminohen. Një nga autorët ka qëlluar në drejtim të tij me të paktën 6 plumba. Po ushtrohen kontrolle në kryqëzime që bëjnë daljen nga kryeqyteti. ”, raporton gazetari Ervin Leka.

Viktima ka pasur një biznes mobileri bashkë me vëllain. Sipas burimeve, nuk rezulton person me precedentë penalë. Deri më tani dyshohet për një autor, i cili ka lëvizur me një motor në ngjyrë të zezë dhe pas atentatit është larguar në drejtim të zonës së Selitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!