Atentati në Shkodër/ Sokolaj: Dyshohet se objektiv ishte Hamza Lici, fisi Bajri kontrollonte zonën ku ndodhi ngjarja

schedule23:44 - 30 Tetor, 2024

schedule 23:44 - 30 Tetor, 2024

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se Hamza Lici ishte objektivi i atentatit në Dobraç të Shkodrës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se fisi Bajri kontrollonte zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku përvec Hamza Licit, viktimë mbetën Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit.

“Në fakt, mendoj që është ngjarje e paralajmëruar. Bushati nuk ka precedent të theksuar kriminal, por Hamza Lici, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin, është personazh i njohur në Shkodër, dhe ka precedent penal që në vitin 2017. Me vëllanë e tij, Ibrahim Lici u vinte gjoba bizneseve. Nga viti 2017 e deri në 2018 me antentatin ndaj Lulzim Kullës, kemi fillimin e një sage që ka prodhuar 10 apo 11 viktima. Mendoj që është paralajmërimi më serioz, kemi pasur hakmarrje, sulme, atentate të organizuara mes dy grupeve. Përveç pistës kryesore, hakmarrjes, por verifikohet edhe mundësia që goditja është kryer, se Lici kishte marrë guximin që të lëvizte me automjet në një zonë ku kontrollohej nga fisi Bajri. Dyshohet se Arlind Bushati po përpiqej që të zbulonte autorët e atentatit të bërë ndaj tij. Intensiteti i plumbave tregon se objektivi ka qenë Hamza Lici. Mundet që edhe Arlind Bushati të ketë qenë objektivi. Nuk besoj se është një ngjarje që ka të bëjë me politikën, apo ka prapavijë politike”, theksoi ai./abcnews.al