Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati, dy persona në kërkim/ Shkodër, policia: Ndihmuan autorin e krimit, Ragip Gila

schedule11:08 - 9 Shtator, 2025

schedule 11:08 - 9 Shtator, 2025

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të atentatit në Shkodër, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Në kërkim nga policia është shpallur Barush Bregu i njohur edhe si Bajram Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit. Në kërkim nga unfiformast blu është gjithashtu edhe një i mitur 17 vjeç.

Në lagjen “Guerrile” është zbuluar një banesë që përdorej nga këta dy persona si bazë për aktivitete kriminale.  Sipas Uniformave blu të Shkodrës gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë dy persona e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale u sekuestruan sekuestruan 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e së hënës.

Pak momente pas krimit, policia vuri në pranga autorin e dyshuar Ragip Gila, siç shihet në këto pamje. (moment ii arrestimit).

Ky i fundit  ka pranuar para hetuesve se shenjester atentatit ishte Erogen Brajoviç.

ABC News ka mesuar se 29 vjecari ka thene se ka dashur ta vrase ate pasi disa kohe me pare ai e kishte kercenuar dhe prej atehere kishte konflikt personal me Erogen Vason.

Gjate dites se hene policia ka ushtruar disa kontrolle ne lagjen Kiras te shkodres ku eshte banor. Kontrolle jane zhvilluar ne banesen e Liceve dhe ne banesen e dhendrit te tyre Lulzim Kulla, ku jane gjetur disa arme. Burimet I thane abc neës se jane shoqeruar disa persona mes tyre edhe Lulzim Kulla.

Ne atentation e ndodhur mengjesin e hënën ne nje loakl ne qender te shkodres, shenjestra e atentatit Erogen Vaso Brajovic mbeti i plagosur, e po ashtru dhe nje kamareiere 25 vkecare ne lokal. Ndersa u vra Armando Pali dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç, te cilet ishin ne te njejten tavoline me 43 vjecarin Brajovic.

Në momentin kur qëlloi drejt lokalit, i riu ka qenë me një motor të zi, ndërsa dyshohet se ka vepruar i vetëm. Pas breshërisë së plumbave, autori është larguar me motor, të cilin më pas e ka braktisur. Nën kërcënimin e armës, ka grabitur një mjet tip “BMË” ngjyrë gri dhe është larguar.

Autori, me makinën e grabitur, u aksidentua në dalje të qytetit të Shkodrës në tentativë për t’i ikur policisë. Gila ka braktisur automjetin dhe ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!