Atentati në sallën e koncerteve në Moskë, Rusia: Nuk është identifikuar kush urdhëroi sulmin

schedule15:51 - 26 Mars, 2024

schedule 15:51 - 26 Mars, 2024

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha të martën se nuk kishte identifikuar se kush urdhëroi sulmin në një sallë koncertesh në Moskë, për të cilën presidenti Vladimir Putin tha se ishte kryer nga ekstremistët radikalë.

“Ai që e urdhëroi sulminnuk është identifikuar ende. Ne i kuptojmë dhe i shohim ata që organizuan këtë proces, të cilët rekrutuan dhe vendosën detyra specifike,” u citua të ketë thënë kreu i FSB Alexander Bortnikov nga agjencitë ruse të lajmeve.

Nga sulmi tragjik në sallën e koncerteve në Moskë humbën jetën 139 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!