TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për atentatin e ndodhur këtë të martë në aeroportin. Në informacioni zyrtar policia sqaron se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit Muçi Shaljani, rreth 40 vjeç dhe Gilmando Dani rreth 47 vjeç.
Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri). Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.
Ndërsa i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

