Atentati në Pogradec, niset me urgjencë drejt Tiranës Joan Muçllari, është goditur dhe me thikë në kokë

schedule19:05 - 25 Prill, 2022

schedule 19:05 - 25 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pogradecit ditën e sotme, pasi një person u plagos me armë zjarri.

I plagosur mbeti Joan Muçollari, i cili u qëllua me armë nga Fired Berberi dhe Greis Maxhari, të cilët fillimisht janë goditur me grushta dhe më pas është përdorur dhe pistoleta.

Burime për abc bëjnë me dije se Muçllari është nisur drejt Tiranës, pasi përveç plagës në këmbë të cilën e mori pasi u qëllua me pistoletë, ai ka dhe një plagë tjetër në kokë të shkaktuar nga një goditje me thikë.

Burimet bëjnë me dije se autorët kanë ngacmuar me fjalë Joan Muçllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushta fillimisht, e më pas ka degraduar sherri në përdorimin e armës dhe thikës nga autorët.

Lexo edhe:EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”

Ndërkohë që gazetari Roland Beqiraj në një lidhje me edicionin e lajmeve në Abc bëri me dije se burime brenda policisë theksojnë se i plagosur ka mbetur dhe një nga autorët, Greis Maxhari.

Lexo edhe:Detaje të reja nga atentati në Pogradec, i plagosur dhe një nga autorët

Konflikti mes Muçllarit dhe Firdes Berberit i ka rrënjët më të thella, pasi dy vite më parë babai i Berberit, Ilir Berberi, u akuzua se qëlloi me kallashnikov në drejtim të hotel Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit.

Disa ditë pas ngjarjes Ilir berberi dhe disa persona të tjerë u arrestuan nga RENEA në Vërdovë.

Ilir Berberi i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës” njihet si i forti i Pogradecit, dhe si person me rrezikshmëri të lartë, pasi më herët ka qenë i dënuar edhe për gjobvënie.

Lexo edhe:I biri sot kërkoi hakmarrje, kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!