Atentati në Nju Jork Trump: Do ndryshojmë ligjin për emigracionin

schedule09:37 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 09:37 - 12 Dhjetor, 2017

Donalt Trump, pas aktit terroristë në Nju Jork ditë e djeshmë bën thirrje për ndryshimin e ligjit për emigracionin në amerikë. Trump, propozon forcimin e rregullave te emigracionit dhe për terroristet që kryejnë akte të tilla të dënohen me vdekje.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas atentatit të djeshëm në Nju Jork i bëri thirrje Kongresit amerikan për të reformuar ligjin për emigracionin. Amerika, shpjegoi Trump, duhet të mbrojë popullin e saj dhe kjo nënkupton forcimin e sistemit të emigracionit që t’i ndalojmë hyrjen në Amerikë shumë personave të rrezikshëm për shoqërinë.

Trump, shtoji se personat që akuzohen për akte terroriste meritojnë dënimet më të ashpra parashikuar nga ligjet në fuqi, përfshirë këtu dënimin me vdekje. Amerika duhet të qëndrojë e fortë përpara terrorizmit dhe ekstremizmit, duke garantuar dhe mbrojtur institucionet në punën e tyre kundër terrorit.

Në veçanti, Trump beri thirrje për t’i dhënë fund njëherë e mirë zinxhirt migratorë që lejon hyrjen në SHBA të pesonave me lidhjeve familjare dhe fisnore.

Presidenti amerikan, pasi solli në vëmendje suksesin e arritur me ligjin për ndalimin e emigranteve nga vendet myslimane miratuar edhe nga Gjykata Supreme. Kërkoi që legjislatorët amrikanë të vazhdonin me të ndiqnin propozimet e administratës së tij. Ai, propozoi të forcohej siguria e brendshme me shtimin e numrit të agjentëve të emigracionit, shtimi i arrestimeve dhe ndalimeve të personave të dyshuar për terrorizëm dhe dhënia fund abuzimeve brenda sistemit të emigracionit./abcnews.al