Konfirmohet një viktimë nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot. Burime bëjnë me dije se Klisman Preçi, 27 vjeç ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi ranë pre e një atentati. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, Preçi nuk ka mundur të mbijetojë.
Nuk dihet kush ishte objektivi i atentatit të sotëm. Gazetari Gjergji Figuri raporton se policia ka vendosur postblloqe. Ndërkohë, në fshatin Borizanë është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve.
Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën. g.v/abcnews.al