U vra në atentatin e Memaliajit/ Flet gjyshja e kamerierit Gledian Muka: Kërkoj drejtësi nga shteti, nipi punonte për bukën e gojës

schedule14:53 - 22 Korrik, 2024

schedule 14:53 - 22 Korrik, 2024

Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamerierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, ka folur para kamerave për humbjen e nispit të saj.

Ajo kërkon drejtësi, teksa shprehet se nipi punonte për bukën e gojës. Sakaq ajo i bën thirrje shtetit të gjenden sa më parë autorët e krimit.

Djalin e kemi pasur flori e shkuar floririt. Punonte si kamerier për bukën e gojës. Pse me vranë djalin? Përse? E kishte lënë punën dhe po rinte atje se kishte vapë. Shteti… ne kërkojmë që të vihet drejta e djalit. Pse na i vranë? Pse? Ca bëri? Na ka bërë gjëmën. I mori jetën djalit.”, u shpreh gjyshja e të ndjerit.

Shënjestër e atentatit në Memaliaj, ku vra gabimisht kamarieri Gledion Mukja dhe klienti Marsel Çela ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili mbeti i vrarë gjithashtu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!