Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Lushnjë/ I shpëtoi vdekjes për herë të dytë, ky është Julian Sulo, i njohur si rivali i Aldo Bares

schedule11:47 - 25 Nëntor, 2025

schedule 11:47 - 25 Nëntor, 2025

LUSHNJË– Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo ishte shënjestër e një atentatit këtë të martë në qytetin e Lushnjës.

Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona, të cilët i kanë bërë pritë dhe më pas kanë zbrazur armët mbi makinën e tij, por fatmirësisht 45-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në 13 tetor të 2017-ës, Sulo u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjën ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos” u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.

Më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!