Atentati në Lezhë, si u qëllua biznesmeni, brenda “Audi”-it të autorëve u gjet arma

schedule18:24 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 18:24 - 1 Dhjetor, 2020

5 kilometra nga vendi i ngjarjes në Lezhë që i bënë atentatin Aleksandër Dedës, autorët braktisën makinën në afërsi të fshatit Zejmen, pranë rrugës kryesore duke i vendosur flakën për të zhdukur të gjitha gjurmët.

“ABC” mëson se brenda makinës tip “Audi” u gjet një armë zjarri, me të cilën autorët qëlluan në drejtim të 42-vjeçarit, i cili po ndërtonte një lokal në shëtitoren e Drinit.

Lexo edhe: I plagosuri dërgohet te “Trauma”, FNSH rrethon Lezhën

Biznesmeni njihej edhe si “Leksi i druve” për shkak se disa vite më parë shiste dru zjarri në zonën e Lezhës, raporton gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri.

Grupi hetimor dhe ekspertët janë përqendruar për të mbledhur sa më shumë prova, por vështirë që në makinë të kenë mbetur pasi u dogj plotësisht nga zjarri që dy autorët i vendosën përpara se të arratiseshin.

Lexo edhe: Si u plagos “Leksi i Druve”, makina e autorëve në flakë, “ABC” siguron foton e shënjestrës

Makinës iu hoqën targat nga autorët për të zhdukur cdo gjurmë të mundshme. Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!