Atentati në Lezhë ku mbeti i plagosur 54-vjeçari, dëshmitari: U tmerruam! Si në vitin ‘97

schedule11:29 - 6 Mars, 2024

schedule 11:29 - 6 Mars, 2024

Një dëshmitar okular ka treguar për ABC News momentin e atentatit në Lezhë, ku mbeti i plagosur Agron Puka, 54 vjeç.

Ai tha se të gjithë ishin të tmerruar pasi duket si një ngjarje e vitit ’97.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!”, tha dëshmitari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!