Atentati në Elbasan, zbardhen detaje të reja, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

schedule21:52 - 20 Korrik, 2020

schedule 21:52 - 20 Korrik, 2020

Grupi hetimor ka zbardhur të dhëna ndihmëse për sqarimin e plotë të ekzekutimit mesditën e kësaj të hëne të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani në Elbasan.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “volkwagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar.

LEXO edhe: FOTO/ Vrasja në Elbasan, kush është “Ili” i skeduar për heroinë e kokainë

Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.

Më pas ai shihet që të largohet rreth 15 metra nga vendi i atentatit teksa e priste makina.

Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan – Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve.

LEXO edhe: Ekzekutimi në Elbasan, xhamat e “Ford Focus-it” të bëra shoshë, “Rramani” mik i Talo Çelës

Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

Sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH, po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj./abcnews.al