55 vjeçari nga Elbasani Ardjan Çapja mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij pas një atentati ndaj tij nga persona ende të paidentifikuar.
Çapja u paraqit në spitalin e Elbasanit në orën 09:37 të mëngjesit me plagë në trup, e cila sipas policisë dyshohet se ishte shkaktuar nga një plumb.
Pas paraqitjes në spital, Ardjan Çapja është dërguar me urgjencë në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Lexo edhe: Dalin pamjet e makinës së djegur pas atentatit ndaj Çapjes, e vjedhur e me targa të mbivendosura
Abcnews.al mëson se Ardjan Çapja ka marrë një plagë plumbi në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas atentatit, autorët që kanë përdorur një furgon pasagjerësh tip “Wolksvagen” janë larguar në drejtim të Fushë Mbretit në Elbasan duke djegur aty makinën, ndërkohë që brenda kishin lënë municione. Shpërthimi i fishekëve ka plagosur njërin prej zjarrfikësve që kishin shkuar për të shuar flakët.
Për fat të mirë, zjarrfikësi është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dha pak detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme.
Ngjarja dyshohet se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli. /abcnews.al