Zbardhet vrasja në “Don Bosko”/ Policia: Erjon Çela, shënjestra e gabuar

schedule10:38 - 24 Shkurt, 2024

schedule 10:38 - 24 Shkurt, 2024

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 janar të vitit 2022, ku gjatë një atentati në rrugën Don Bosko, mbeti i vrarë me armë zjarri Erion Çela, si dhe u plagosën  Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Në pranga ka rënë Roland Ahmetsulaj, i cili nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të rrugës Don Bosko në rolin e vëzhguesit.

“Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj, dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Insitucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.  Shtetasi Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) është shpallur në kërkim.”, tha Vocaj.

Sipas hetimeve, rezulton se 35-vjeçari Erion Çela është vrarë gabimisht, pasi shënjestër ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipat e tij për shkak të një hasmërisë të vjetër që kishte me Kasandër Nogën.

Policia thotë se bazuar në prova, për të organizuar vrasjen e këtyre personave, Kasandër Noga ka porositur Kevin Zenelin. Ky I fundit ka kontaktuar Ilirian Feçin dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare. Kevin Zeneli dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë krye, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj dy nipat e Geron Hasnbelliut.

Në moment të fundit vëllezërit Beqiraj janë tërhequr nga kryerja e këtij krimi dhe për gjetjen dhe vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe nipave të tij, janë kontaktuar disa persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia. Dy vëllezërit Beqiraj u arrestuan në Tetor të viti 2022 dhe rrëfyen se si Kasandër Noga kishte kërkuar vrasjen e kundërshtarit të tij Geron Hasanbelliut.

Gjithashtu, nga deklarimet e vëllezërve Beqiraj, më datë 04 Janar 2022, Kevin Zeneli në bashkëpunime me dy persona të tjerë, ende të pa identifikuar, qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Geronin por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë. Kevin Zeneli  dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga Roland Ahmetsulaj, i cili ditën e ngjarjes ka pasur komunikime për vendodhjen e objektivit.

Saga e vrasjeve midis Kasandër Noges dhe Geron Hasanbelliut ka nisur 24 vite më parë, në atë që njihet si masakra e Sanatorimi. Për të marrë hak për vrasjen e Mariglen Hodajt, Kasandër Noga hyri në spital dhe vrau babanë e Erjon Hasanbelliut si dhe Dritan Hajdinin. Armiqësia e vjetër midis te dyve më pas u solli disa ekzekutime mafioze në Shqipëri dhe Belgjikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!