Atentati ndaj Trump, reagon Macron: Tragjedi për demokracinë

schedule09:30 - 14 Korrik, 2024

schedule 09:30 - 14 Korrik, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësimin për atentatin ndaj Donald Trump, viktimë e një atentati të shtunën gjatë një mitingu parazgjedhor, duke e cilësuar një tragjedi për demokracinë.

“Një mbështetës i Trump vdiq, shumë u plagosën. Kjo është një tragjedi për demokracitë tona.

Franca ndan tronditjen dhe zemërimin e popullit amerikan”, shtoi Macron.

Lexo edhe: Liderët botërorë të tronditur nga tentativa për vrasje e Trump

Ish presidenti amerikan Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.

Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë. Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.

/abcnews.al