Atentati ndaj Trump i paralajmëruar, dëshmitari: Autori ishte mbi çati, siguria nuk më dëgjoi

schedule09:42 - 14 Korrik, 2024

schedule 09:42 - 14 Korrik, 2024

Një burrë që ishte i pranishëm në atentatin ndaj Donald Trump, ka zbuluar se ai kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, vetëm disa minuta para ish presidenti të qëllohej.

Dëshmitari, i njohur si Greg, tha për BBC-në se pa vrasësin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e  kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna.”

Madje, zyrtarët policorë kanë konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati. Oficerët më pas u ngjitën në çatinë ku ndodhej personi i armatosur.

Dëshmitari, i cili është një mbështetës i Trump, tha për BBC-së se si e pa personin e armatosur duke u përgatitur për të vrarë ish-presidentin. Mbështetësit e tjerë gjithashtu e panë atë në çati për tre ose katër minuta pa u ndërmarrë asnjë veprim nga agjentët, tha ai.

“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një pushkë. Kur u pyet nëse ishte i sigurt se të shtënat erdhën nga njeriu në çati, mbështetësi i Trump u përgjigj: “100%, 100%.

Pak çaste më vonë, agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur “qitësi u rrëzua”. Agjencia konfirmoi se ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.

Dëshmitari tha se agjentët ndoshta nuk mund ta shihnin sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar shikimin e tyre.

/abcnews.al