Koloneli Dritan Demiraj ka folur për atentatin që iu bë të shtunën Donald Trump nga një 20-vjeçar republikan në një tubim elektoral.
Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, ai është ndalur te disa detaje konkrete nga ky atentat, duke theksuar se mbrojtja nuk ishte siç duhet.
Sipas Demirajt, perimetri i sigurisë nuk ishte i kontrolluar dhe atentatorit iu dha kohë mjaftueshëm që të qëllonte, pasi kishte ndërruar 3-4 herë vend.
“Ky atentat, një përpjekje reale për të vrarë presidentin Trump e ka vulosur fitoren e Trump. Edhe pa ndodh ky atentat fitorja ka qene e padiskutueshme, por tani e ka vulosur.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë që janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme kundër Trump për ta penguar këtë shkuarje në mandatin e tij të dytë.
Të gjithë personalitet e nivelit kryeministër apo president, kanë një rreth sigurie që përbëhet prej disa nivelesh dhe në mbështetje të tyre janë FBI dhe ato që janë të rëndësishme janë grupet e snajperave.
Sipas personave që kanë qene prezent Tomas ka ndërruar në 3-4 raste vend. Një element tjetër që vlen të theksohet është aftësia për ta mbrojtur Trump, nga ana sasiore, sasia e personave të vendosur në vende të parëndësishme, sasia e agjenteve femra”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al