Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se autoritetet sllovene po kryejnë hetime për të parë nëse autori 71 vjeçar që qëlloi me armë zjarri ndaj kryeministrit Robert Fico ka vepruar i vetëm apo pas qëndron një komplot. Në emisionin “360 gradë”, ai tha se po hetohet çdo informacion që ka lidhje me jetën e tij.
“Nga të gjithë elementët që janë publikuar, një person që vjen i armatosur një një rrethim me qytetarë të tjerë, probabiliteti është i lartë që kryeministri edhe mund të mos e takonte. Ai mendonte se mund të shkonte. Në këtë rast nuk ishte plan i mirëmenduar që ky do të kalojë nga pika A në pikën B dhe do ta qëlloj. Po hajde po dal, nëse kthehet unë do ta qëlloj. Mendoj që aktualisht që flasim detyrat e shtëpisë nga ana e policisë dhe shërbimeve sekrete po bëhen në mënyrë skrupuloze të mundshme për të parë backgroundin e tij, lidhjet, të ardhurat, banka, kontaktet e fundit, udhëtimet që ka pasur për të shuar çdo mundësi që ky ka marrë porosi dhe për ta izoluar këtë ngjarje, për ta parë si individ me urrejtje të brendshme. Ky është një rast përjashtimor që nuk ka ngjashmëri me asnjërën që dimë deri më sot. Mund të jetë pjesë edhe një komploti prandaj po bëhen hetime.”, tha Karamuço.
Sipas ish oficerit Dritan Goxhaj, veprimet që ka bërë autori tregojnë se ai ka marrë pjesë në takime të tjera të kryeministrit sllovak dhe ka hetuar lëvizjet.
“Tregon se zotëria ka qenë edhe herë të tjera në takimet e kryeministrit dhe e di se në turma ka polica civilë. Ai ka arritur të përcaktojë në takimet e mëparshme se kush janë disa prej tyre dhe kjo tregon se e ka bërë disa herë. Duhet parë se ku e ka mbajtur armën. Ka ditur si ta përdorë armën. Nuk është një person të mirë organizuar, përgatitur dhe që e njeh përdorimin e armës.”, u shpreh Goxhaj./abcnews.al