Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

schedule15:00 - 31 Maj, 2023

schedule 15:00 - 31 Maj, 2023

SPAK kërkon dënimin me burgim të përjtshëm për Redjan Rrajen dhe 35 vite burg për Ariol Halilajn. Ata akuzohen për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

I plagosur në këtë atentat mbeti gjithashtu edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi i Shijakut.  Rraja akuzohet për veprat penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Redjan Rraja u arrestua më 5 nëntor, pasi grupi hetimor konstatoi një gjurmë papilare (gishtash) në një palë syze të gjetura në makinën e braktisur nga autorët e krimit, pas atentatit me kallashnikov ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe personi me precedent penalë, Landi Muharremi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!