Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcneës.al se në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.
Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.
Kujrojmë se atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoj. Maloku ndërroi jetë i pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ashtu të plagosur mbetën edhe prokurori si dhe miku i tij Landi Muharremi, i cili ndodhej në automjet. g./abcnews.al