Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

schedule12:40 - 25 Shkurt, 2026

schedule 12:40 - 25 Shkurt, 2026

Në seancën që po zhvillohet, ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës (ne kerkim) të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit, SPAK ka kërkuar që të vijojë procesi në mungesë te Bledar Polovinës.

Gjykata ka lexuar përgjigjen e Interpol, ku rezulton se Bledar Polovina është lokalizuar në ShBA. Por interpol i ka sjellë përgjigje gjykatës që nuk ka informacion lidhur me procesin e ekstradimit të tij nga SHBA drejt Shqipërisë.

Ndërkohë Bledar Polovina, nëpërmjet një email dërguar avokatit të tij ka kërkuar që procesi te vijojë me Gjykim të Shkurtuar por kjo kërkesë nuk është pranuar.



Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ndërsa u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se Shkëmbi, së bashku me Bledar Polovina, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, dhe Ariol Halilaj kanë vepruar në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” në ngjarjen e regjistruar në 1 nëntor 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe i plagosur Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi i Shijakut”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!