Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Lulzim Mashës, Skerdi Tase vazhdon dëshminë në GJKKO: Donim fillimisht t’i vrisnim të birin, por s’po e gjenim

schedule14:38 - 15 Korrik, 2025

schedule 14:38 - 15 Korrik, 2025

Vijon të dëshmojë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase, në kuadër të procesit ‘Plumbi i Artë’. Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, Tase ndalet tek atentati ndaj biznesmeni Lulzim Masha, i cili u qëllua me breshëri plumbash në mes të Tiranës, por nuk e kapën.

Skerdi Tase, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, thotë se objektivi i tyre në fillimisht ishte që të ekzekutonin djalin e Lulzim Mashës, por nuk po e gjenin dot. Më pas vendosën që në vend të tij të vrisnin biznesmenin.

“Henriku kishte një punë tjetër, kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës, për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim, dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok”, dëshmon Skerdi Tase.

Tase shton se për atentatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha, i ndihmoi dhe një person tjetër që quhej Ledi, kurse Nuredin Dumani u siguroi automjetin, një “Golf 4”, pasi motori që kishin marrë në fillim nuk ishte i përshtatshëm.

“Kur vendosëm për babain e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjate kësaj kohe ne kishim marrë porosi për të vrare edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen. Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një “Golf 4” nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen, na dha dhe një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi”, shton Skerdi Tase.

Ditën e ngjarjes Tase thotë se sapo pa Lulëzim Mashën ka qëlluar në drejtim të tij, por i nga ngecur arma dhe atentati dështoi. Pas kësaj ai shton se Henriku i kishte gjetur një punë tjetër, atentati i radhës do të ishte ndaj shokut të “Ben Qimes”.

“Ditën e ngjarjes me la Henriku tek kthesa ku prita Lulzimin, sa e pashë i gjuajta, por me ngeci arma, Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën autostradën për nga Liqeni Thatë. Pastaj shkuam ne Fier. Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër, për të vrarë një shokun e ‘Ben Qimes’”, dëshmon Tase./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!