Atentati ndaj Lul Berishës, s’pranohet gjykimi i shkurtuar për Ajetin

schedule16:53 - 5 Nëntor, 2018

schedule 16:53 - 5 Nëntor, 2018

Zhvillohet seanca e parë për 35 vjeçarin Ahmet Ajeti i akuzuar si organizator i atentatit ndaj Lulzim Berishës. Avokati i Ajetit, Saimir Vishaj kërkoi gjykim të shkurtuar por, u refuzua nga gjykata.

Ky është Ahmet Ajeti nga Kosova, i cili kërkoi të hënën nga Gjykata e Krimeve të Rënda, gjykim të shkurtuar, pasi akzohet se tentoi të vriste me antitank kreu e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha rreth 15 vite më parë.

35-vjeçari është dënuar me 20 vite burg në mungesë, për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa kërkesa e Ajetit u rrëzua nga trupi Gjykues. Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik të këtij viti, I cili u prangos nga policia e kosovës në qytetin e tij të lindjen në Lipjan. Pas ekstradimit, shtetasi nga kosova kërkon rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij, teksa kjo ishte edhe seanca e parë.

Në seancën e radhës gjykatësi Bibë Ndreca urdhëroi të thirren për t’u pyetur Lulëzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle. Ndër këta dëshmitar, Coli është i penduari i drejtësisë dhe prej vitesh është nën ruajtjen e shtetit me status të veçantë, ndërsa vendodhja e tij mbahet sekret.

Sipas prokurorisë, Ahmet Ajeti tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën më 30 gusht 2005. 35-vjeacri Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur me armë zjarri. /abcnews.al