Detaje të reja janë zbuluar nga atentati I një dite më parë të ndodhur në Vaun e Dejës, ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Benard Ndreca.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se sipas ekspertizës së kryer rezulton se automjetit i është vënë një sasi prej afro 50 gram lëndë eksplozive.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar 6 persona por nga deklaratat e tyre asnjë nga këto nuk kanë pasur dijeni në lidhje me këtë shpërthim.
Ndërkohë përveç pamjes së kamerave të sigurisë së banesës së Ndrecës, të cilat kanë filmuar dhe momentin e vendosjes së eksplozivit në makinën e tij nga dy persona të maskuar, por për shkak se shtëpia e tij është e veçuar nuk ka asnjë pamje tjetër nga ndonjë biznes apo shtëpi, pasi autorët janë dalë në autostradë duke vështirësuar punën e hetimorëve.
Ndërkaq në një prononcim të dhënë dje për mediat Ndreca pohoi se nuk ka asnjë konflikt të hapur dhe se sulmi ndaj tij është politik./abcnews.al