Në gjyqin ndaj Plautent Dervishaj e Julian Meçaj, prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e nje dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos në 1 nëntor 2019, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Dëshmitari ishte thirrur në gjyq por ai nuk ështe gjendur pasi eshte larguar nga territori shqiptar ndaj prokurori lexoi deklarimet e tij dhënë pas ngjarjes para oficerit të policisë gjyqësore.
“2 makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dore i tha pse se mbarove punën, do ta pres fytin të … robt”.
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk eshte gjetur per tu thirrur si deshmitar pasi ai eshte person i shpallur në kërkim.
Çfarë tha “Rrumi” pas atentatit ne 1 nëntor 2019.
“Para atentatit ishim për drekë me Arjan Ndojën dhe Enver Shabën e një shok të tij. Kur u nisëm kam parë një vajzë me emrin Lusi që e njihja në trotuar e cila shikonte nga ne dhe pastaj ajo hipi në një automjet me një zyrtar të hipotekës”.
Plaurent Dervishaj: Dëshmitaret duhet të vijnë në sallë, të na shohin a jemi ne ato personat tek benzi. Për “Rrumin”, zoti prokuror i beson asaj dëshmie apo jo ?
Julian Meçaj: Ç’punë kanë këto deshmitarë me procesin tim, s’e kuptoj.
Për këtë proces, SPAK ka kërkuar si dëshmitar edhe disa persona të tjerë ndër to dhe Luan Matën, babain e Ervin Matës./abcnews.al

