Atentatorët e Ndojës, 25 vite burg/ Atentati ndaj ish prokurorit në 2019, gjykata dënon të akuzuarit

schedule20:32 - 18 Tetor, 2024

schedule 20:32 - 18 Tetor, 2024

Gjykata e posaçme denoi me 25 vite burg 5 persona te akuzuar per atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pellumb Muharremi ne nentor te 2019-tes, ndersa humbi jeten shoferi qe drejtonte mjetin Andi Maloku.

Ne nje seance maratone qe zgjati me shume se 6 ore e 30 minuta gjykata denoi me 6 vite burg  Ramazan  Rrajen, nipin i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Me 5 vite e 4 muaj u denua Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani u denuan me nga 4.8 vite heqje lirie, ndersa Julian Pjetri me 4 vite e 4 muaj  burg. Sipas prokurorise se posaçme, keta persona nga gushti i vitit 2019 kanë organizuar dhe kane mbajtur në vezhgim lëvizjet e Arjan Ndojes dhe Aleksander  Lahos, si dhe kane siguruar armët dhe automjetet per të kryer vrasjen.

Po ashtu keta persona akuzohen per sigurim kushtesh per të kryer eliminimin e Ndojes dhe Lahos edhe pas atentatit te ndodhur me 1 nentor te 2019-tes. Në seancën e kaluar Spak kërkoi dënimin në total me 43 vite heqje lirie, pasi i akuzon ata se siguruan kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Ndojës e Lahos. Më herët të dyja shkallët e gjykimit kanë dënuar me burg për jetë Rredjan Rrajën dhe Ariol Halilin me 35 vite burg.

Ne atentatin e kryer ne 2019 objektivi i sulmit ishin ish-prokurori Ndoja dhe miku i tij Pellumb Muharremi, por gjate atentatit humbi jeten Andi Maloku qe drejtonte mjetin me te cilin po udhetonin./abcnews.al