Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posaçme lë në burg Ramazan Rrajën

schedule13:36 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:36 - 12 Korrik, 2023

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë dhe ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg. Rraja është arrestuar si personi që ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja dhe për armëmbajtje pa leje.

Ai kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se ka probleme shendetësore, por kërkesa u rrefuzua. Rraja akuzohet per sigurim kushtesh per te kryer vrasje dhe armembajte pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku si pasojë është plagosur ish prokurori Ndoja miku i tij Aleksandër Laho dhe ka humbur jetën shoferi Andi Maloku.

Ramazan Rraja u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje. 30-vjeçari, një njeri i njohur i botës së krimit, nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!