Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

schedule11:36 - 4 Janar, 2024

schedule 11:36 - 4 Janar, 2024

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Ramazan Rrajën, i akuzuar si i përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Gazetari Ermal Vija raporton se Rraja iu drejtua Apelit për ndryshim të masës së sigurisë por gjykata la në fuqi të enjten vendimin e Shkallës së Parë.

Ramazan Rraja akuzohet si personi që ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit në vitin 2019, por ish prokurori shpëtoi. Kujtojmë që Ramazan Rraja u arrestua në muajin Prill të vitit të kaluar në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje.

Si ndodhi antentati ndaj ish-prokurorit?

Ngjarja ndodhi me 1 Nëntor të vitit 2019, ku makina me të cilën udhëtonte ish prokurori, u qëllua me breshëri automatiku. Ndoj ishte në automjet me Landi Muharremin, i njohur si i “forti i Sukthit”, dhe me Andi Malokun, shofer i tij, i cili mbeti i vdekur. Ndoja dhe Muharremi u mbijetuan plagëve të marra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!