Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar mbi atentatin ndaj Donald Trump.
‘Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.
Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme.
Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë.’ shkruan Biden ndersa thekson se të gjithë duhet të dënojnë” skenat e dhunshme në Pensilvani.
Ai tha se shpresonte të fliste me Donald Trump më vonë, duke shtuar se ai ishte informuar plotësisht për atë që ndodhi.
“Unë jam përpjekur të telefonoj Donaldin. Ai është me mjekët e tij,” tha Biden.
“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë,” shtoi ai./abcnews.al