Në procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për dosjen plumbi i artë këtë të martë dëshmoi për herë të parë bashkëpunëtori i tretë i drejtësisë Skerdi Tase. Në një seancë që zgjati më shumë se 6 orë Tase tregoi se si mori pjese ne 3 atentate qe deshtuan në qytetin e Fierit , 2 biznesmenti Aredin Behari dhe nje ndaj Agim Boriçit dhe vellait te tij ne harkun kohor te viteve 2017-2019. Tase deklaroi se porosite i merrte Henrik Hoxhaj nje tjeter i pandehur ne kete proces te cilit me pare iu hoq edhe statusi i bashkepunetorit nga prokuroria e posaçme.
“ Qëllova me breshëri tek Aredin Behari, mendova e kapen fisheket, pastaj u largova, me priste “riku” 100 metra me larg, unë mendova e kam vrarë. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, më tha pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Agim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetem”.
Per Aredin Beharin te cilit iu krye dhe nje tjeter atentat ne vitin 2019, Tase tha se ishin ofruar 80 mije euro duke konfirmuar se porosities sihte Albert Pashaj, i arrestuar nga Spak. Ndersa per atentatin ndaj Agim Boriçit, Tase tha se porosites ka qene Renato Saliaj ose i njohur ndryshe si Renato Çami. Tase tregoi edhe për atentatet që kreu në qytetin e Elbasanit ku bashkëpunoi edhe me Henrik Hoxhajn e Nuredin Dumanin.
“Fillimisht mu ofrua te merja pjese ne vrasjen e vellait te Talo Çeles, Bujar Çeles, morem 5 mij euro kapar. Na treguan makinen qe levizte Bujar Çela, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Vendosem te mernim pjese tek vrasja e Emiljano Ramazanit. Per Ramazanin jepeshin 130 mije euro, kete kohe shkonim perdit ne Elbasan, perdornim makina me qira, makinen e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Ramazanin ditën e ngjarjes e pritem tek pallati, sapo ai parkoi makinën, e qellova disa herë, ne koke dhe ne qafë.
Tase rrefeu se eshte personi qe ka vendosur një sasi tritoli banesës së Talo Çelës në Elbasan si dhe autori i atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha ne zonen e liqenit artificial ne kryeqytet.



