Gazetari Andi Qosja bën me dije për Abcnews se kanë qenë dy automjete që kanë ndjekur makinën me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoj dhe dy personat e tjerë.
Gazetari raporton se njëri nga automjetet ka mbikqyrur automjetin me të cilën lëvizte prokurori i Durrësit, ndërsa automjeti tjetër ku ndodheshin autorët kanë qëlluar.
Më pas dy automjetet e autorëve janë larguar në drejtim të Tiranës. Në këtë atentat mbetën të plagsour tre persona, ndërsa në gjendje më të rëndë raportohet të jetë Andi Maloku, i cili ka marrë 24 plumba.
Sakaq, prokurori Ndoj dhe i plagosuri tjetër Aleksandër Laho, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës vijojnë të mbledhin provat në vendgjarje. /Abcnews.al