Në seancën e sotme që po mbahet në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë”, po dëshmon për herë të parë bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase.
Ai është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra për atentatin e vitit 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.
Si porositës i dy atentateve në vitin 2017 dhe 2019 akuzohet Albert Pashaj, dhe do të kryhej nga “vartësi” i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, të cilin e ka paguar 80 mijë euro.
Në dëshminë e tij, Tase ka rrëfyer se si është njohur me Henkrik Hoxhajn dhe përpjekjet për realizimin e atentatit ndaj tregtarit të naftës. Tase tregon se Henkrik Hoxhajn takohej gati përditë dhe se ky i fundit merrej me atentate.
Skerdi Tase: Kam punuar edhe teknik ne një televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha, ishin banakier e kamerierë mes tyte Ishte dhe Armando Mita. Kam patur shokë fëmijërie që jam rritur. Pas atentatit ndaj Abedinit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici, Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot. Quhej Albert Pashaj, me sa menduam më vonë se në atë kohë se dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte. Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikin, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi. Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shtëpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shtëpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjelle kanabis.
Në dëshminë e tij Tase jep më shumë detaje lidhur me atentatin ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari, ai thotë se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe është larguar me idenë që e kishte vrarë. Bashkë me Henkrik Hoxhajn janë larguar dhe armën e hodhën në lumin Gjanica, pasi u kuptua që tregtari i naftës s’kishte mbetur i vrarë, nisin debatet mes tyre.
Skerdi Tase: Mora vesh qe Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çami, për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Qëllova një breshëri tek Aredin Behari, mendova e kapen fishekët, pastaj u largova me priste “riku” 100 metra me larg, un mendova e kam vrare, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armen scorpion. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, me tha pse e more përsipër kur se beje dot, pasi Aredini kishte thëne emrin e porositësit në polici. Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë./abcnews.al

