Katër persona janë vënë në pranga për vrasjen e 33 vjeçarit Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit të tij mëngjesin e së dielës në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Të arrestuarit janë babë e bir, Arjan dhe Rrustem Hasa dhe dy të afërm të tyre, si bashkëpunëtorë. Gazetari Simon Shkreli raporton se autorët kryesorë janë vëllezërit Arjan Hasa dhe tjetri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Arjan Hasa dyshohet të ketë qenë personi që ka qëlluar, i cili u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.
“Në të dhënat e fundit nga grupi hetimor, si autorë kryesor janë dy vëllezërit Hasa. Është ndaluar Arjan Hasa që po tentonte të kalonte kufirin dhe babai i tij Rustem Hasa. Identiteti i të vëllait ehde nuk bëhet i ditur. Arjan Hasa ka shtënë në drejtim të 33 vjeçarit sipas burimeve policore. Ende mbeten të paqarta arsyet që kanë çuar deri te vrasja.“, u shpreh gazetari.
“Tre janë ndaluar në Postribë, që pas kontrolleve, ka rezultuar se kanë dijeni dhe janë të përfshirë në këtë ngjarje ndërkohë që Arjan Hasa është ndaluar në muriqan teksa po tentonte të kalonte për në Mal të Zi.”, raportoi më herët në një lidhje live gazetari Simon Shkreli./abcnews.al