Atentati me një të vrarë dhe 4 të plagosur në Tiranë, policia ngre pika kontrolli

schedule17:50 - 4 Janar, 2022

schedule 17:50 - 4 Janar, 2022

Breshëria e kallashnikovit përgjaku Tiranën këtë fillim vit. Një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave që u regjistruan në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Autorët qëlluan me kallashnikov nga një automjet nga jashtë në drejtim të lokalit. Viktima dhe të plagosurit ishin të ulur në një tavolinë dhe po konsumonin kafe.

Ndërkaq, Policia ka ngritur pikë kontrolli në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan për kontroll për autorët e dyshuar për ngjarjen në kryeqytet. Sipas burimeve dyshohet se autorët kanë lëvizur me një “Benz Mercedes E Class” të zi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!