Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamje nga vendngjarja/ Atentati me një të vdekur në Tiranë, makina e autorëve gjendet e djegur në Farkë

schedule01:45 - 19 Nëntor, 2024

schedule 01:45 - 19 Nëntor, 2024

Një makinë e djegur është gjetur në Farkë.

Hetuesit e krimeve në drejtori kanë konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e përdorur në atentatin ndaj 28 vjeçarit Klajdi Prendi, i cili u vra pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Po sipas të njëjtave burime, mjeti i gjetur i djegur është me targa te huaja.

Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe 28 vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, tip G class ngjyrë gri, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!