Një person ka mbetur i vrarë në Fier. Ai është qëlluar me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. Ndërkohë vetë shënjestra ka qenë brenda një “Audi” të parkuar kur është qëlluar me breshëri plumbash. Viktima fillimisht ka mbetur i plagosur por ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
ABC mëson se një makinë është gjetur e djegur në afërsi të “Bypasit” Fier, e cila dyshohet të jetë e autorëve.
Ende nuk dihet rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorëve. /abcnews.al/