Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati me dy të vrarë në Tiranë, autorët qëlluan nga një automjet në lëvizje, “Audi” shpohet nga plumbat

schedule20:15 - 13 Nëntor, 2021

schedule 20:15 - 13 Nëntor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë mbetur të vrarë gjatë një atentati të ndodhur në zonën e Astirit në kryeqytet.

Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje në drejtim të Audit A 8 me targa AB008EM, ku po udhëtonin dy viktimat.



Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin e ngjarjes, duket se plumbat kanë kapur automjetin në anën e pasagjerit ku plumbat kanë shpuar tej për tej xhamin e automjetit.

Ende nuk bëhet me dije identeti i dy viktimave. Ndërkohë policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në hyrje dhe në dalje të Tiranës janë ngritur pika të shumta kontrolli. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!